Thirrje për Aplikim “Grante për të rinjtë në mbështetje të zhvillimit të iniciativave ekonomike lokale”

Thirrje për Aplikim
“Grante për të rinjtë në mbështetje të zhvillimit të iniciativave ekonomike lokale”

Në zbatim të Ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 9374, datë 21.04.2005 “Për Ndihmën Shtetërore”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 36/2023 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 25/2022, “Për mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve”, Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 115 datë 24/12/2024 “Për miratimin buxhetit të Bashkisë Durrës për vitin 2025 dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2025-2027” dhe Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 66 datë 11.11.2025 “Për Miratimin e Udhëzuesit për Mënyrën e Aplikimit “Për Implementimin e Skemës: Grante për të Rinjtë në Mbështetje të Zhvillimit të Iniciativave Ekonomike Lokale”Bashkia Durrës shpall thirrjen: Grante për të rinjtë në mbështetje të zhvillimit të iniciativave ekonomike lokale”, financuar nga buxheti i Bashkisë Durrës. 

Në kuadër të kësaj Thirrjeje, Bashkia Durrës shpall konkursin e hapur për dorëzimin e aplikimeve për grante për të mbështetur krijimin, ose zgjerimin e aktivitetit të bizneseve ekzistuese nga të rinj të aftë për të qenë të qëndrueshëm në një treg konkurues (bashkëlidhur Udhëzuesi dhe Anekset e thirrjes).

Vendimi-nr.-66-date-11.11.2025 Per Miratimin e Udhezuesit per Menyren e Aplikimit per Implementimin e Skemes Grante per te Rinjte

Aneksi 1- Njoftim Publik Thirrje për Aplikim

Aneksi 2 Takimet informuese

Aneks 3 Formular Aplikimi

Aneksi 4 Formulari individual i vleresimit

Aneksi 5 Formulari përmbledhës i vlerësimit

Aneksi 6 Procesverbali për Vlerësimin e Aplikimit

Aneksi 7 – Formulari për Plan Biznesi

Aneksi 8 Procesverbal i mbylljes së Thirrjes së hapur publike

Aneksi 9 Njoftim për Aplikantët

Aneksi 10 Kontrata për dhënien e grantit

Aneksi 11 – Raporti mbi përdorimin e PërkohshëmPërfundimtar të Grantit për aplikantin

Aneks 12 Formulari i Monitorimit

Aneksi 13-16

Aneks 17 – Lista e Kontrollit