Në zbatim të Ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 9374, datë 21.04.2005 “Për Ndihmën Shtetërore”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 36/2023 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 25/2022, “Për mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve”, Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 115 datë 24/12/2024 “Për miratimin buxhetit të Bashkisë Durrës për vitin 2025 dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2025-2027”, dhe Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 9 datë 10.02.2026 “Për Miratimin e ndryshimit të VKB Nr. 66, datë 11.11.2025 “Për Miratimin e Udhëzuesit për Mënyrën e Aplikimit “Për Implementimin e Skemës: Grante për të Rinjtë në Mbështetje të Zhvillimit të Iniciativave Ekonomike Lokale””, Bashkia Durrës rishpall thirrjen: “Grante për të rinjtë në mbështetje të zhvillimit të iniciativave ekonomike lokale”, financuar nga buxheti i Bashkisë Durrës.
Në kuadër të kësaj Thirrjeje, Bashkia Durrës rishpall konkursin e hapur për dorëzimin e aplikimeve për grante për të mbështetur krijimin, ose zgjerimin e aktivitetit të bizneseve ekzistuese nga të rinj të aftë për të qenë të qëndrueshëm në një treg konkurues (bashkëlidhur Udhëzuesi i përditëduar dhe Anekset e thirrjes).
Aneksi 1- Njoftim Publik Thirrje për Aplikim
Aneksi 4 – Formulari individual i vleresimit
Aneksi 5 – Formulari përmbledhës i vlerësimit
Aneksi 6 – Procesverbali për Vlerësimin e Aplikimit
Aneksi 7 – Formulari për Plan Biznesi
Aneksi 8 – Procesverbal i mbylljes së Thirrjes së hapur publike
Aneksi 9 – Njoftim për Aplikantët
Aneksi 10 – Kontrata për dhënien e grantit
Aneksi 11 – Raporti mbi përdorimin e Përkohshëm Përfundimtar të Grantit për aplikantin
Aneks 12 – Formulari i Monitorimit
February 27, 2026

